Kryetarja, Vjosa Osmani, i ka kërkuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, të japë dorëheqje nga pozita e saj

Krekoset Vjosa Osmani: Ndër vendimet më të mira që kam marrë si presidente është shkarkimi i Valdete Dakës

Zonja, Vjosa Osmani, është deklaruar edhe një herë lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo thotë me krekosje dhe prepotencë se shkarkimi i Valdete Dakës ishte ndër vendimet më të mira që kam marrë si presidente.  Valdete Daka, ka theksuar se përpos largimit të saj nga pozita drejtuese e KQZ-së, Osmani nuk ka marrë asnjë vendim tjetër të madh në kuadër të drejtimit të vendit. Përpos kësaj, Daka ka thënë se pavarësisht se Osmani e cilëson vendim të mirë largimin e saj, këtë nuk po e thonë raportet e huaja. “Këtë deklarim të saj e demantojnë më së miri tashmë këto raportet të cilat janë publike, pra raporti i Departamenti të Shtetit, raporti i BE-së, e të gjitha raportet që kanë qenë e demantojnë këtë deklarim të saj. Shkarkimi i saj ka qenë hera e parë që një president “ i ka futur duart në institucionet e pavarura, ka saktësuar, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u nderua me mirënjohje në Kaçanik

Në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ali Ahmeti u nderua me mirënjohje …