Limaj

Fatmir Limaj: Në kohën sa isha ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit e kam nxjerrë Kosovën nga balta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar  në kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit e ka nxjerrë Kosovën nga balta. Me asfaltimin e rrugëve  kudo në Kosovë. Nuk ka pjesë të vendit që nuk e kam nxjerrë nga balta.  “Ne e kemi ndryshuar jetën e njerëzve tanë, na e kemi nxjerrë Kosovën prej baltës e rrugëve të pakalueshme. S’ka pjesë të Kosovës që se kam nxjerrë prej lloqit….Le të  flasin  këta qyqarë ”, është shprehur Fatmir Limaj për një televizion privat. Është më se e vërtetë se në kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, janë asfaltuar shumë rrugë jo vetëm në rajonin e Drenicës e Malishevës, sikur ishte përfolur me dashakeqësi asokohe, por edhe në shumë vendbanime të tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …