Mbahet mbledhja e IV-të e rregullt e KPF-së në Deçan

Është mbajtur mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi, Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të këtij Komiteti, Drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj dhe Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Ukëhajdaraj. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2022

  3. Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan

  4. Shqyrtimi i kërkesave dhe

  5. Të ndryshme

Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës, ku pas diskutimeve dhe sqarimeve, të gjitha pikat kaluan dhe u mor vendim që të kalojnë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …