leoni

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk e votojmë Projektligjin për caktimin e pagës minimale sepse diskriminon veteranët e kategori të tjera

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në emër të Grupit Parlamentar ka bërë ne dije se kjo parti nuk do ta votojë Projektligjin për caktimin e pagës minimale. “Ne nuk do ta votojmë Projektligjin për caktimin e pagës minimale dhe shkallëve tatimore në të ardhurat personale vjetore, sepse shkel rregullat e përcaktimit të pagës minimale dhe bën ndryshimin e një numri ligjesh, përmes të cilave preken pjesët më të ndjeshme të shoqërisë sonë – personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës”, ka thënë Lushtaku në seancën e sotme të Kuvendit, ku po shqyrtohet ky projektligj.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …