Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar Projektligjin për pagën minimale në Kosovë, që pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar Projektligjin për pagën minimale në Kosovë, i cili sot pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se pas 11 vitesh hapet rruga për rritjen e pagës minimale në Kosovë.  “Po hapet rrugë, që pas 11 viteve të rritet paga minimale. Projektligji ka për qëllim që të eliminojë dykuptimësinë që të lëvizim tutje për pagën minimale. Deri në nivelin 250 euro, nuk do të ketë tatim. Ky projektligj e plotëson procedurën se si vije deri në pagën minimale në momentin kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik Social. Ligji parasheh që kjo të mund të bëhet edhe me propozim të ministrit të Financave. Me miratimin e këtij Ligji hapet edhe rruga për rritjen e pagës minimale”, është shprehur Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …