Kryetari Ramosaj është pritur nga zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është pritur sot nga zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, me të cilin nënshkruan 3 projekte të rëndësishme për Komunën e Deçanit. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës së qendrës nga Ura e Demës deri te rruga e “Isa Balaj” (Rruga Gashit). Projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës në fshatin, tani më turistik Pleqe. Projekti i tretë për mbështetje buxhetore për përfundimin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave sipas llotit 2 në Komunën e Deçanit. Në fund kryetari Ramosaj e ka falënderuar zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …