Në Deçan u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

Sot, në sallën e Konferencave në Komunën e Deçanit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete. Mbledhjen e hapi Kryesuesi Shkëlzen Berisha. Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit, Shaban Pejçinoviç nga ZLK-ja, drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, përfaqësues nga OSBE-ja dhe qytetarë. Për rend dite ishin caktuar këto pika:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Raport nga ZLK-ja

  3. Ftesë Drejtorit të Urbanizmit

  4. Të ndryshme.

Pasi u aprovua procesverbali nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Në raportin nga ZLK-ja, Shaban Pejçinoviç tha se në zyrë gjatë këtij  muaji e kemi pranuar vetëm një palë. Gjithashtu ai tregoj që  janë ndarë 60.000 Euro për rrugën në Gramaqel dhe Pemishte, e punimet e këtij projekti pritet të filloj në muajin e ardhshëm. I pranishëm ishte Drejtori i Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, i cili u përgjigj në pyetjet drejtuar atij nga anëtarët e Komitetit. Lidhur me rrugën Sadrijaj dhe te Pemishta. Drejtori sqaroj që brenda tri viteve parashihet që të përmbyllen punimet sa i përket shtrimit të rrugëve në Komunën tonë. Ai dha sqarime edhe sa i përket ndriçimit dhe diskutuan së bashku edhe për çështje tjera që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për jetesë sa më të mirë të komuniteteve në Komunën e Deçanir. Në të ndryshme znj. Milanka Popoviç tregoj që në lidhje me kërkesën e personave të zhvendosur, për t’i vizituar pronat e tyre që i kanë në Komunën e Deçanit deri tani janë lajmëruar 15 persona, por që numri i tyre mund të rritet ditëve në vazhdim dhe kërkoj një zgjidhje për vendosjen e tyre gjatë ditëve të vizitës. Po ashtu, përfaqësuesi i OSBE-së, tregoj që të hënën do të mbahet një trajnim në Istog, për anëtarët e rinj të Komitetit të Komuniteteve. Pjesëmarrës do të jenë anëtarët e regjionit të Pejës, trajnim ky i cili do të tregoj rolin e tyre në përfaqësimin e komuniteteve si dhe do të jetë përvojë e mirë bashkëpunimi me kolegët e komunave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …