Komuna e Junikut mban mbledhjen e parë për Siguri në Bashkësi

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Junikut ka mbajtur takim e parë të rregull për vitin 2022. Me aprovimin e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi mbledhja u mbajt me këtë rend dite: 1.Konstituimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, 2.Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, 3.Shqyrtimi dhe miratimi i dinamikës së punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, 4.Gjendja e sigurisë në Komunën e Junikut, 5.Të ndryshme. Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu i falenderoi për pjesëmarrje anëtarët e KKSB-së duke uruar për bashkëpunim të frytshëm e rezultate pozitive nga ky mekanizëm i rëndësishëm për sigurinë në Komunën e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …