Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Pastaj derisa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ai tha se uron që të gjitha shtetet e rajonit të bashkohen me këtë nismë në mënyrë që të krijohet një lloj inteligjence kolektive, pasi kjo do ta lehtësonte afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.. Unë jam një mik i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë më të cilat jemi përballur. Pas disa javësh do të kemi një mbledhje të fundit dhe janë bërë përpjekje të mëdha politike për ta zgjidhur këtë situatë. Shpresoj që do të jemi në gjendje që ta bëjmë këtë gjë para qershorit. Pozita e kryeministrit Edi Rama  është e arsyeshme lidhur me këtë çështje ka thënë kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …