Xhefri Hovenier: Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se pamjet në Buça janë inskenim i njëjtë si në Reçak  të Kosovës, gjatë luftës në vitin 1999. Kundër këtyre deklaratave ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se përpjekjet për ta mohuar historinë e Reçakut janë çnderim për të vdekurit dhe hapin plagë te të mbijetuarit. Hovenieri më tej ka thënë: “Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”.

Kontrolloni gjithashtu

Deri në ora 11.00, dalja në votime ka qenë më e vogël se sa në të njejtën periudhë kohore në zgjedhjet paraprake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barë të ditur se deri në orën 11:00 kanë dalë …