Në Viti u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët Fatbardha Emini dhe Valmir Sahiti, fillimisht kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “ Ndre Mjeda”, nga Kabashi. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre. Ai gjithashtu, ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes një arsimi të mirëfilltë mund të zhvillohet shteti dhe shoqëria siç duhet. Ndërkaq, këtij urimi ju janë bashkangjitur edhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, të  cilët i njoftuan fëmijët me aktivitetet e organizuara për nderë të shënimit të kësaj dite. Përndryshe sot me fillim në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, në Viti, do të mbahet festivali i fëmijëve “Cover Fest”, në organizimin e Korit të Qytetit dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të Profesor Mustafë Lamallarit. Bëhet me dije se në këtë festival do të këtë edhe mysafir nga cirku i Elbasanit. Ky festival mbështetet nga MKRS dhe Komuna e Vitisë.

May be an image of 14 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …