Deputetët e Vetëvendosjes gjejnë gjuhën e përbashkët me Listën Serbe, për veteranët, por nuk gjejnë me mua”, ka deklaruar, Fatmir Humolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka thënë se veteranët u anashkaluan pasi në mënyrë demonstrative e lëshoi sallën e Kuvendit kur kolegët e tij të grupit parlamentar e miratuan parimisht projektligjin që e përcakton pagën minimale, e në të cilin nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së. Humolli ka thënë për mediet se Vetëvendosja gjeti mbështetje te Lista Serbe për këtë projektligj, pasi që   kolegët e tij deputetë që votuan pro. Kam thënë publikisht se Ligji i anashkalon veteranët e luftës”, tha Humolli. Sot Vetëvendosje e ka bë Listën Serbe konstruktive dhe e ka kaluar ligjin. Ish eprori i UÇK-së kishte folur me deputetët tjerë të Vetëvendosjes, nga të cilët më herët kishte pritur se do të kishin qëndrim të njëjtë me të në lidhje me këtë projektligj. Tash po e shoh se janë deputetë që nuk flasin me tru të tyrin. Nuk kam çka flas më me ta. Në këtë vit kam thënë që me votën time nuk e rrëzoj këtë qeveri, vetëm nëse ndodh  për tradhti kombëtare… Tani do ta shqyrtoj këtë. Unë do të marr vendim si rezultat i rrethanave. Nëse ata  gjejnë gjuhën e përbashkët me Listën Serbe, për veteranët nuk e gjejnë me mua”, ka saktësuar, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …