Mbahet Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, në praninë e Kryetarit, Bashkim Ramosaj, komandantit të Policisë, Faik Jahmurataj, nënkryetari i Gjakovës, përfaqësues të FSK-së, drejtorë të Drejtorive Komunale, familjarë të Dëshmorëve, përfaqësues të shkollave, zyrtarë e qytetarë. Në fjalën e tij Kryetari Ramosaj ngriti lart luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe luftën që po bëhet gjeneratë pas gjenerate për realizimin e qëllimit për të cilin e kanë dhënë jetën dëshmorët dhe martirët e qytetit tonë. Edhe Kryesuesi, Hajdar Sutaj në këtë 23-vjetor të çlirimit, kujtoj dhe njëherë ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që në i gëzojmë sot, kujtoj sakrificën e ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit. Nderuam të rënët e të gjallët që i kemi në mesin tonë e ata që po gjykohen padrejtësisht nëpër gjykata ndërkombëtare. Urime Dita e Çlirimit Deçan! Përulemi para kujtimit dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit! Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron besimtarët Islam me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit social facebook i ka uruar të …