Homazhe në Gllogjan për nderë të Ditës së Çlirimit

Në 23 vjetorin e çlirimit të Deçanit Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë lapidarit dhe shtatoreve të heronjve të qytetit si dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan! Me prezencën e tyre në Gllogjan nderuan ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, si dhe përfaqësues nga Ulqini. Gjenerali Ramush Haradinaj, me këtë rast, në Gllogjan nderoj me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Luela Hajdaraga, ambasadore e Shqipërisë në Athinë. Përkulemi para Dëshmorëve që ranë në Altarin e lirisë, për ditët që ne i gëzojmë sot! Krenarë me luftëtarët e lirisë, falënderues ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë kryetari Ramosaj!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe kostum

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …