Mbahet Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, në praninë e Kryetarit, Bashkim Ramosaj, komandantit të Policisë, Faik Jahmurataj, nënkryetari i Gjakovës, përfaqësues të FSK-së, drejtorë të Drejtorive Komunale, familjarë të Dëshmorëve, përfaqësues të shkollave, zyrtarë e qytetarë. Në fjalën e tij Kryetari Ramosaj ngriti lart luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe luftën që po bëhet gjeneratë pas gjenerate për realizimin e qëllimit për të cilin e kanë dhënë jetën dëshmorët dhe martirët e qytetit tonë. Edhe Kryesuesi, Hajdar Sutaj në këtë 23-vjetor të çlirimit, kujtoj dhe njëherë ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që në i gëzojmë sot, kujtoj sakrificën e ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit. Nderuam të rënët e të gjallët që i kemi në mesin tonë e ata që po gjykohen padrejtësisht nëpër gjykata ndërkombëtare. Urime Dita e Çlirimit Deçan! Përulemi para kujtimit dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit! Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …