Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

BE pajohet që të dërguarit të posaçëm për dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj

Vendet e Bashkimit Evropian do të pranojnë që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. “Radio Evropa e Lirë” mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut. Tash mbetet të kryhet vetëm pjesa formale. Kështu, ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet t’i vazhdohet mandati deri më 1 prill të vitit 2024.

Ai kishte nisur mandatin fillimisht njëvjeçar në prill të vitit 2020. Pastaj i ishte vazhduar mandati edhe pas 1 prillit 2021, për 18 muaj.Vazhdimi i ri prej 18 muajve shtesë, i cili pritet të konfirmohet edhe formalisht këto ditë në Bruksel, do të bëjë që Lajçaku të jetë në këtë post gjithsej katër vjet.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …