Në Institucionin IAAP ” Lasgush Poradeci” në Kijevë, drejtime të reja arsimore

Pas një pune intensive të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të udhëhequr nga drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, nxënësit e komunës së Malishevës, të cilët synojnë të vazhdojnë shkollimin e mesëm të lartë do t`i gëzohen drejtimeve të reja arsimore, të cilat janë pranuar për vitin shkollor 2022/2023, në institucionin IAAP “Lasgush Poradeci” në Kijevë. Vlen të veçohet drejtimi i infermierisë – drejtim i cili komunës së Malishevës i ka munguar pothuajse që dy dekada. Regjistrimeve të reja krahas drejtimeve aktuale, iu bashkëngjiten këto drejtime arsimore, të cilat do të regjistrohen në Institucionin IAAP ” Lasgush Poradeci” në Kijevë:

Bashkëpunëtor profesional i Infermierisë

Teknik i Sistemeve të TIK

Zhvillues i aplikacioneve softuerike

Asistent Restoranti

Këto drejtime të reja janë shumë të rëndësishme për orientimin e drejtë profesional për të rinjtë e komunës së Malishevës dhe gjithashtu janë drejtime shumë të nevojshme në tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …