Në vendin tonë vjen për vizitë tre ditore përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në fillim të javës së ardhshme, në vendin tonë vjen për vizitë disa ditore përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Zyra e Bashkimit Evropian njofton se gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Para se ta lë Kosovën, është planifikuar që Lajçak ta mbajë një fjalim për media të mërkurën. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …