SBASHK

SBAShK-u ka paralajmëruar protestë në shtator, pasi thonë se këtë është duke e kërkuar vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka paralajmëruar protestë në shtator, pasi sipas kësaj sindikate këtë është duke e kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. SBAShK-u  ka bërë me dije se bashkërisht me sindikatat tjera, në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme. Kryeministri Kurti bashkë me ministra të qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18 500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin”. “SBAShK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bën përshtypje Kurtit e as qeverisë së tij”, është thënë në komunikatën e SBAShK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …