Ana Pisonero: Kosova qëndron pas rekomandimit që nga korriku 2018 dhe prej asaj kohe ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Ana Pisonero: Kosova qëndron pas rekomandimit që nga korriku 2018 dhe prej asaj kohe ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pizonero, ka thënë se Kosova qëndron pas rekomandimit të saj nga korriku 2018, ku është thënë se ajo i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Ana Pizonero  ka thënë se ka shtete anëtare që ende kanë rezerva për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas KE-së, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është pritur shumë gjatë dhe i takon Këshillit të BE-së që ta miratojë. Disa shtete anëtare kanë shqetësime për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka thënë Pizonero.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …