Bajçinovci i kërkon “dvoboj” Radojçiqit

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur  me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka thënë se ai tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet ai nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara, por me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq këto deklarata kërcënues i jep nga malet e jo nga qendrat e qyteteve, sipas Bajqinovcit. Ai e ka sfiduar Milan Radojçiqin, ku ka thënë “ sot ai po shkon në kala dhe po banë video-incizimi por le të del ai në Mitrovicën e Veriut në qytet”. Tutje, ai ka folur se si qeveria Kurti 2, e ka integruar pjesë veriore të Republikës së Kosovës. “E kemi bërë reciprocitetin për tabelat, dhe për letërnjoftimi, e për rrymë dhe jemi duke shkuar hapë pas hapi që ata qytetarë tani janë integruar” ka deklaruar ai, në RTV Dukagjini.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …