Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më 13 korrik do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama më 13 korrik do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Qeveria shqiptare kërkon që të ndihmohet financiarisht nga aleanca për këtë nyje ushtarake në Detin Adriatik, por ende nuk ka një shifër konkrete sesa mund të kushtojë ndërtimi i një kalate e cila të kënaqë të gjitha nevojat ushtarake të NATO-s. Projekti fillestar parashikon që kjo zonë ushtarake brenda portit tregtar të Durrësit të zërë një sipërfaqe prej 50 hektarësh  ndërsa vetë kalata të ketë një kapacitet prej 800 metër linear, me një thellësi 13 metër në mënyrë që të mund të ankorohen dhe luftanije të mëdha. Ndërtimi i kësaj baze është diskutuar dhe në samitin e fundit të NATO-s nga Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, çka mësohet se ideja nuk ka kaluar pa vëmendje. Kjo është dhe arsye përse u dakordësua për takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO dhe kreut të qeverisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale …