Sot në Malishevë 3 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid-19

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3575 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 72 raste.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë investime për Prishtinën.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuar znj. Carole Megevand, Menaxheren e Bankës Botërore …