Vazhdojnë projektet që kanë për qëllim ofrim të kushteve bujqve vitias

Në vazhdën e përmirësimit të kushteve për bujqit vitias, konkretisht në aspektin infrastrukturor, është shtruar me zhavorr rruga bujqësore nga vendi i quajtur “Gërrmi” e deri tek lagjja Godeni i ri. Për të parë nga afër punimet që janë kryer në këtë rrugë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar rrugën e cila lidhë Kabashin me fshatrat Beguncë e Binqë si dhe Vitinë.

Përndryshe, kjo rrugë do tu ofrojë mundësi të mëdha bujqve të kësaj zone, të cilët kanë të mbjella bujqësore në tokat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …