Kryetari Latifi ka pritur në takim Agron I. Sokoli, Kryesues i Këshillit Organizues të Festës së Vjeljes së Rrushit (HARDHFEST) në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim për tu këshilluar z. Agron I. Sokoli, Kryesues i Këshillit Organizues të Festës së Vjeljes së Rrushit (HARDHFEST) në Rahovec. Kryetari Latifi ka thënë se në Rahovec, në datat 2, 3 dhe 4 shtator, bashkërisht do të përjetojmë rikthimin e fuqishëm të “HARDHFEST” – it,  plot befasi e begati dhe aktivitete. Rahoveci ka dëshmuar se di, do dhe mundet të organizojë manifestime të përmasave të mëdha që thyejnë kufijtë e Republikës së Kosovës. Përgatitjet vazhdojnë, ndërkohë që sipas Agronit, sivjet do të kemi risi që do t’i japin peshë dhe fuqi, edhe paralajmërimet, se do të vijnë pjesëmarrës të shumtë nga vise të ndryshme shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës për të shijuar e përjetuar atmosferën dhe kënaqësinë  në festën tonë madhështore.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …