Brickos

Rreth 30 biznese të Diasporës dhe ato vendore u takuan në Rahovec

Rreth 30 biznese të Diasporës dhe ato vendore u takuan sot në Rahovec, për herë të parë në formatin B2B, me qëllim të rrjetëzimit dhe krijimit të partneriteteve të reja. Bizneset u njoftuan më shumë për veprimtarinë e njëra-tjetrës dhe mundësinë e investimit në Kosovë, eksportit jashtë vendit dhe rreth praktikave më të mira të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale dhe bizneseve. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ofroj mbështetjen e komunës në avancimin e bashkëpunimit në mes të komunës së Rahovecit dhe bizneseve. Takimi është organizuar nga Komuna e Rahovecit me mbështetje të CARITAS Switzerland & GERMIN, përmes projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. Pjesëmarrja e KIESA i dha një dinamikë të veçantë takimeve B2B.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, tabelë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …