Florent S. Maqkaj: Punëtorëve në Hidroregjionin Jugor në Prizren, nuk u plotësohen as kushtet themelore për punë

Florent Maqkaj, djalë i Dëshmorit të kombit Selver Maçkaj, është punëtorë-rojtar në Hidroregjionin Jugor në Prizren. Ai  para disa ditësh ka bërë kërkesë për përmirësimin e kushteve të punës, ngase sipas tij, kabina ku ai qëndron nuk i plotëson as kushtet themelore. Lidhur me këtë Florenti ka shkruar: Pas kërcënimit që morra nga kompania se mund të gjendesha para komisionit disiplinorë për shkak se e kam publikuar kërkesën në facebook (akoma nuk e di nëse kam bërë shkelje, do të lexoj për të), më kishin kursyer vetëm se isha “familje e respektuar” për të cilën familje janë mërzitur fort, dhe për 11 vite me lan në pozitën e rojës, pra mundeni me marrë me mend se sa na respektojnë ose mërziten për neve (ose unë e kam perceptuar gabim respektin) Shefit të ekzekutivit i ishin dashur fiks një javë për të më treguar se kërkesa ime nuk ka bazë për tu aprovuar. Dokumentin nuk po e publikoj se ka mundësi ndoshta edhe të suspendohem nga puna, por po u tregoj me nënkuptim se në përgjigjen që kam marrë thonë se puna ime është roje, dhe si i tillë duhet të siguroj materialet në objekt dhe jashtë tij, dhe se kabina në të cilën qëndroj është për strehim të përkohshëm (pra duhet të sillem nëpër oborr sikur qen, dhe kur bjen shi ose borë të futem në kolibe – për atë le ta heqin krejt dhe strehohem nën ndonjë strehë çatie). Dhe në fund, pas gjithë atyre gjërave “të shijshme” që kishte prodhuar goja tyre, normalisht se u shpërla me rreshtin ku tregon se po punohet për përmirësimin e kushteve të të gjithë punëtorëve (d.m.th. prit magarë se del barë). Oborri i kompanisë ka afër 70 ari, nga paaftësia e tyre për të ngjitur kamera të sigurisë, i thonë një rojtari që të ndahet ne 12 pjesë dhe ta mbulojë të gjithë sipërfaqen. Jemi në vitin 2022 dhe është i vetmi institucion pa kamera të sigurisë, arsyet i dinë 80% e kompanisë, ai 20% bën sikur s’di. Për fund, jam i kënaqur që në rreshtin e fundit të kërkesës time e pata sqaruar se pse jam drejtuar në vetën e parë, që të mos dëmtoheshin kolegët.

Ps. Kontrata ka dy palë, punëdhënësi dhe punëmarrësi, që të dy kan detyra dhe përgjegjësi ndaj njëri tjetrit dhe dikush i mbikëqyrë ato, ka edhe pak drejtësi në Kosovën tonë të dashur…

Ndoshta pak jashtë temës:

Tash do të bëjë kërkesë për pushim vjetorë sepse edhe atë po na e japin kur po duan ata. Po get që sipas tyre, ne jemi roje dhe nuk duhet të shkojmë në deti verës, veç ka vjeshta na duhet pushimi ose dimrit.

Një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, nuk ta ka bo baba!, perfundon reagimin e Tij Forent Selver Maqkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …