Nesër në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë seminar priten të marrin pjesë rreth 150 studiues nga shtete të ndryshme anekënd botës. Ky seminar ka për qëllim afirmimin e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare dhe t’i bëjë të njohura për popuj të ndryshëm si dhe t’i nxitë studiuesit që të merren me probleme të albanologjisë në përgjithësi. Hapja solemne e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të bëhet të hënën në orën 11:00, në sallën e bibliotekës universitare. Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
