Ka filluar të realizohet një tjetër premtim i kryetarit Fadil Nura dhe nënkryetarit Lushtaku

Ka filluar të realizohet një tjetër premtim i kryetarit Fadil Nura dhe nënkryetarit Sami Lushtaku, me fillimin e projektit për rregullimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Klinë e Poshtme. Për të parë nga afër punimet në terren ka dalë nënkryetari Lushtaku i cili më këtë rast është shprehur: “Ashtu siç kemi premtuar, jemi shumë të lumtur që sot ka filluar të realizohet projekti i rregullimit të trotuarit për këmbësorë në fshatin Klinë e Poshtme, si nevojë e rritjes së sigurisë dhe lëvizjes së lirë për banorët e lagjeve të këtij fshati. Në këtë projekt është paraparë edhe rregullimi i ndriçimit publik i cili do të rregullohet në fazën e radhës e që përbëjnë dy investime shumë të rëndësishme për qytetarët që lëvizin në këtë pjesë që lidhet me qytetin e Skenderajt”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …