BSPK

BSPK-ja ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të reflektojë lidhur me realizimin e kërkesave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), më 29 gusht ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të reflektojë lidhur me realizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që të ndërpritet greva e nisur më 25 gusht. Në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, tha se greva do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të sindikalistëve. “BSPK-ja është jashtëzakonisht e interesuar që të negociojë me zyrtarët e Qeverisë. Prandaj, i bëjmë apel ekzekutivit që të reflektojë që të gjendet një zgjidhje për të dyja palët ”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …