Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Në dialogun Kosovë-Serbi ka dakordim, por jo edhe marrëveshje

Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria”, kështu është shkruar në pankartën e vendosur nga Partia Socialdemokrate  para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para mediave se në dialogun Kosovë-Serbi ka dakordim, por jo edhe marrëveshje. “Janë marrë vesh, e nuk na kanë treguar për çfarë janë marrë vesh. Këtë e kanë vërë me qëllim për shkak që ata kanë bërë një marrëveshje dhe është shumë e dëmshme, për shkak se marrëveshja e re i ka legalizuar, i ka pranuar dokumentet e strukturave paralele të Serbisë, që janë edhe ilegale”, u shpreh Molliqaj para gazetarëve. Për pankartën e vendosur, Molliqaj ka thënë se kanë paraqitur karta të identifikimit që lëshohen nga drejtoritë e policisë për rajone të ndryshme. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dakorduar që në Kosovë mund të futesh me dokument që Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …