AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se  mjetet e ndara nga qeveria synojnë ta blejnë paqen sociale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se mjetet e ndara nga qeveria kanë për qëllim ta blejnë paqen sociale. “Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro! Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës. Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre. Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë” thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti zotohet për realizim të projekteve për të cilat vite më parë ishte zotuar se do t’i realizoj nëse vjen në pushtet

Gjatë fjalës para Këshillit Drejtues të partisë Vetëvendosje, shefi i saj, Albin Kurti është zotuar …