Asfaltohen 1100 metra rrugë në Banjë të Malishevës

Komuna e Malishevës është duke vazhduar me asfaltimin e rrugëve në fshatrat e saj. Në kuadër të asfaltimit të rrugëve, sot në fshatin Banjë ka përfunduar asfaltimi i 1100 metrave, në katër rrugë. Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për urbanizëm, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe me banorët. “Ne jemi zotuar se do të bëjmë maksimumin e mundshëm për realizimin e projekteve të planifikuara, sidomos në infrastrukturën rrugore. Përkundër vështirësive që po përballen operatorët për shkak të krizës së përgjithshme dhe ndryshimeve në çmime, jemi duke i asfaltuar rrugët e nisura, sepse këtë e kemi premtuar, që qytetarët tanë të kenë kushte më të mira dhe lehtësi në lëvizje”, ka thënë nënkryetari Krasniqi. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka njoftuar se punimet janë zhvilluar sipas dinamikës së paraparë dhe kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugëve, në lagjen Begaj, Sukaj, Limaj dhe një rrugë me e gjatë që lidhë lagjen Binish me lagjet Gashi, Elshani e Buzhala, të gjitha me një gjatësi prej 1 100 metra dhe janë mundësuar nga buxheti i komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …