Kryetari Nura ka takuar studentët e mjekësisë të cilët janë duke kryer praktikën në QKMF në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë takuar sot studentët e mjekësisë, të cilët janë duke kryer praktikën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Gjatë takimit është diskutuar për kushtet që QKMF-ja ofron në aspektin e punës profesionale shëndetësore, ku kryetari Nura është interesuar më shumë rreth punës së studentëve gjatë kryerjes së shërbimit të nevojshëm praktik. Studentët nga ana e tyre janë shprehur falënderues për mundësinë e ofruar të përfundimit të praktikës në QKMF-në e Skenderajt. Kryetari Nura ka theksuar se do të bëjë përpjekje që brenda mundësive buxhetore të ndajë mjete financiare, për t’i mbuluar shpenzimet e udhëtimit të studentëve që po kryejnë praktikën profesionale.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …