Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Sindikalisti, Jusuf Azemi, ka kërkuar të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat

Qeveria e Kosovës më 3 shtator përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë subvencionimin e rrymës, si dhe mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë. Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve. Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët u kanë dërguar nga një letër kryeministrit, Albin  Kurti dhe ministrit,  Hekuran Murati. Nënkryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat. Sindikata jonë kërkon që të hiqet kushtëzimi nëse pronarët e kompanive paguajnë për punëtorët nga 50 euro do të paguani edhe ju, andej duke u nisur nga gjendja dhe praktike e kahershme nëse nuk hiqni këtë kushtëzim, 95% e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës nuk do të kenë mundësin t’i marrin këto mjete”, thuhet në shkresë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …