leoni

Kryeministri i Indisë, Narendra Mod, duket se ka kundërshtuar drejtpërdrejt pushtimin rus në Ukrainë

Kryeministri i Indisë, Narendra Mod,  duket se ka kundërshtuar drejtpërdrejt pushtimin rus në Ukrainë, duke i thënë Presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë. Duke folur në një takim në Uzbekistan, kryeministri indian kritikoi hapur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehu mosmiratimin e tij për operacionet e Putinit. Modi shtoi se rruga e vetme është paqja, duke qortuar Putinin për zhvillimin e luftës. Gjatë takimit kryeministri indian u shpreh se demokracia, diplomacia dhe dialogu ato që ia bëjnë të qartë njerëzimit se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur paqen. India deri më tani kishte qëndruar neutrale dhe nuk kishte shprehur në mënyrë eksplicite pikëpamjet e saj për pushtimin e Ukrainës nga Putin. Nju Delhi kishte refuzuar të fajësonte publikisht Moskën për krizën, duke theksuar gjithashtu respektin tradicional të Indisë për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të …