Barut Kolshi: Ka ndërruar jetë invalidi dhe veterani i UÇK-së Halil Kolshi – KUBURJA

Barut Kolshi: Ka ndërruar jetë invalidi dhe veterani i UÇK-së Halil Kolshi – KOBURJA

Ka ndërruar jetë veterani dhe  invalidi i UÇK-së, Halil Kolshi – KOBURJA. Halil Kolshi, ishte i përndjekur nga regjimi serbo sllav ku si pasojë ka vuajtur dënim me burg. Pas lirimit nga burgu, ai ka vazhduar veprimtarinë ilegale në kontributin për çlirimin e vendit. Në vitin 1998 iu ka bashkuar radhëve të UÇK-së me vëllain e tij, Fadil Kolshi – Khomeinin, në betejën e Grykës së Llapushnikut. Ishte  luftëtar e snajperist i shquar i zonës së Pashtrikut, i Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova. Ai mori pjesë në betejën e Carralevës, në Çuka të Fushticës, në Arllat, Lladrovc, Rahovec, Terpezë dhe në fund ne vendlindjen e tij, në Baicë. Halili ndërroi jetë dje pas një sulmi kardiak. Ai la pas vetes gruan dhe bijtë Barutin, Topin dhe Kapsollin. Varrimi bëhet të hënën, më 19.9.2022 në ora 17:00 në fshatin Baicë, komuna e Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj, në vizitën e tij në Kalabri, ka vizituar katundet arbëreshe të San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vazhdoi  vizitën e tij në Kalabri, duke qëndruar …