Selimkan Abakarov fitoi titullin Kampion Bote në mundje duke përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin e Beogradit

Selimkan Abakarov fitoi titullin Kampion Bote në mundje duke përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin e Beogradit

Mundësi, 29-vjeçar i lindur në Dagestan, një çeçen i shqiptarizuar prej fillimit të këtij viti përfaqëson Shqipërinë dhe i dha asaj  medaljen e artë historike. Në përballjen me amerikanin Tomas Gilman, Abakarov arriti të dominonte sfidën, duke fituar kështu dhe finalen pas dy sfidave të djeshme. Kjo fitore ndahet me këdo që ka qenë me ne dhe jam shumë i lumtur sonte, pasi për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, u shpreh Abakarov pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, për të cilin kishte dhënë sinjale prej kohësh pasi më parë ka fituar të artën edhe në Lojërat Mesdhetare. Një ëndërr të realizuar për të cilën ai ka falënderuar ata që insistuan që mundësi çeçen, të arrinte të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë të mund të tregonte vlerat e tij në skenat më të rëndësishme të këtij sporti. Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur. Faleminderit Federatës dhe presidentit Sahit Prizeni”, deklaroi shqiptari me origjinë çeçene  Selimkan Abakarov.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …