Partia “Prava Montenegro” është treguar e gatshme ta tërheq mocionin e mosbesimit për Dritan Abazoviqin

Dritan Abazoviq, gjatë qëndrimit në Uashington tha se është arritur një marrëveshje në parim për Qeverinë e re

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha  sot në Uashington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekiqit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera. Një këshilltar i  Dritan Abazoviqit sqaroi për Zërin e Amerikës se emri i kandidatit për kryeministër të ardhshëm u paraqit pasi afati ishte fundi i ditës së sotme, por jo gjithçka është zgjidhur ende, kështu që asgjë nuk është ende përfundimtare. Partia Ura sipas tij, mbështeti dhënien e mandatit zotit Lekiç, por nuk e nënshkroi sepse kërkon të gjithë marrëveshjen dhe më pas të nënshkruajë. Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 njoftoi se është arritur marrëveshja për mandatarin e ri të qeverisë së Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …