Ministrja, Donika Shvarc, me largimin nga puna të diplomatëve, i kushton edhe 20 mijë euro Buxhetit të Kosovës

Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë do ta detyrojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i paguajë mbi 20 mijë euro dëme një diplomati të shkarkuar në mënyrë arbitrare nga një mision diplomatik dhe për më tepër edhe ta kthejë në punë. Gërvalla është akuzuar vazhdimisht për shkarkime arbitrare të diplomatëve kosovarë, që i konsideronte të emëruar politikisht ose që – siç akuzonte opozita – nuk i bindeshin diktatit të saj politik. Diplomati Viskont Jakupi u kthye arbitrarisht nga misioni diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ai vazhdoi betejën ligjore me akterët vendim-marrës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai del se ka fituar në të gjitha shkallët ku është ankimuar për vendimin për kthim në vend të punës dhe një fitore të madhe e arriti edhe sot. Gjykata Themelore i ka dorëzuar një vendim të datës 2 shtator, e në të cilin aprovohet ankesa e tij dhe në të cilin urdhërohet Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla Schwarz që t’i paguajë të gjitha pagat nga fata 11 nëntor 2021 e deri në ditën e përmbarimit. Po ashtu, kërkohet nga Ministria që ta kthejë në vend të punës Viskont Jakupin.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …