Komuna e Deçanit u bënë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike

Në takimin e kryetarit të komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj me përfaqësuesit e KEDS-it, z.Astrit Bujupaj dhe z.Besnik Berisha, u bisedua për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në vendin tonë ku kjo gjendje do të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, andaj komuna e Deçanit i bënë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike aty ku kanë mundësi, në mënyrë që të përballemi sa më pak me mungesë të saj. Kjo thirrje bëhet me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përgjegjshmërisë së qytetarëve në mënyrë që energjia elektrike të mos shpenzohet aty ku nuk ka nevojë dhe të kemi kujdes në përdorimin sa më të arsyeshëm të aparaturës shtëpiake. Gjithashtu komuna e Deçanit si institucion do të rrit përgjegjësinë dhe kujdesin në shpenzimin e energjisë elektrike në hapësirat dhe institucionet publike. Të angazhohemi që së bashku ta tejkalojmë këtë krizë energjetike sa më lehtë!

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …