Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi buxhetin për vitin 2023

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e VI të rregullt dhe më të rëndësishmen e vitit, pas shqyrtimit të propozimit të kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, me shumicë të votave është miratuar buxheti për vitin 2023, si dhe është miratuar edhe ridestinimi i mjeteve nga projektet kapitale. Në prezantimin e projekt buxhetit, para anëtarëve të kuvendit, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se “ky buxhet është jo populist, por që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, projekt për të cilin edhe kemi marrë besimin e qytetarëve”. Kryetari Kastrati, gjithashtu bëri të ditur se ky buxhet është 18 milion e 124 mijë e 926 euro, apo rreth 2.5 milion më i lartë se buxheti i vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …