Komuna e Vitisë, ka shënuar sot ditën botërore të zemrës nën organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Fillimisht është mbajtë një takim në QKMF me qytetarë ku janë dhënë këshilla për sëmundjet e zemrës, ushqyeshmërinë dhe aktivitetin fizik. Pastaj, në qendër të qytetit të Vitisë, një ekip i QKMF-së ka bërë matjen e tensionit dhe sheqerit dhe iu janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik, konkretisht se si të parandalojmë shtypjen e lartë të gjakut.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
