leoni

Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr.Shpëtim Robaj

Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr.Shpëtim Robaj

Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr.Shpëtim Robaj. Në nderim të jetës dhe veprës tij, Komuna e Malishevës, të prirë nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, sot kanë bërë homazhe pranë bustit të dr.Shpëtim Robaj, para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, emrin e të cilit e mbanë me krenari kjo qendër. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e ka vlerësuar lartë figurën e dr.Shpëtim Robaj dhe kontributin e tij në luftë, në shërbimin e dhënë për luftëtarët dhe civilët, anekënd Kosovës, deri sa edhe ka rënë, më 30 shtator të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri …