U përkujtua dr. Shpëtim Robaj në 24 vjetorin e rënies

Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr.Shpëtim Robaj. Në nderim të jetës dhe veprës tij, Komuna e Malishevës, të prirë nga nënkryetari i Komunës Vesel Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, kanë bërë homazhe pranë bustit të dr.Shpëtim Robaj, para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, emrin e të cilit e mbanë me krenari kjo qendër. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e ka vlerësuar lartë figurën e dr.Shpëtim Robaj dhe kontributin e tij në luftë, në shërbimin e dhënë për luftëtarët dhe civilët, anekënd Kosovës, derisa edhe ka rënë, më 30 shtator të vitit 1998.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …