Elmi Reçica: Ndihem krenar me të arriturat e rinisë tonë në mërgatë

Elmi Reçica: Ndihem krenar me të arriturat e rinisë tonë në mërgatë

Deputeti i PDK-së  dhe kryetar i Komisionit për mërgatë, Elmi Reçica ka thënë se ndihet krenar me të arriturat e rinisë tonë në mërgatë, të cilët me dijen dhe talentin e tyre po arrijnë majat e suksesit akademik. “Njëri ndër ta është edhe Drin Çeku, i cili sapo diplomoi në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Lihtenstajnit. Drini vjen nga familja e shquar atdhetare Çeku nga Peja dhe po ashtu është anëtar i kryesisë së PDK-së, Dega në Zvicër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”. “Uroj dhe përgëzoj Drinin për të arriturat, njëherit i dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tij drejt së ardhmes”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …