Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, Bajrush Xhemajli dhe Naim Ismajli, kanë vizituar drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, Bajrush Xhemajli dhe Naim Ismajli, kanë vizituar drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemajli dhe Naim Ismajli, kanë vizituar drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Bajrush Xhemajli me këtë rast Bashkë me Naimin zhvilluam një vizitë dy ditore në Hagë për të takuar shokët të cilët po mbahen atje padrejtësisht. Vizita tek Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha e Nasimi ishte vërtetë emocionale. Bisedat u zhvilluan sikur të ishim në Kosovë, me të njëjten frymë, pozitive  dhe energji. U largova shumë i motivuar dhe i lehtësuar nga qëndrimi dhe karakteri i tyre i pathyer. Lufta e tyre për drejtësi është lufta jonë, lufta e Kosovës, për drejtësi. Barra e këtij procesi është e tyre, e familjeve të tyre, e jona si shokë e miq e, mbi të gjitha, e Kosovës që duhet të kaloj nëpër këtë proces duke vuajtuar mungesën, eksperiencën dhe lidershipin e tyre. Luftëtarët mbesin luftëtarë gjithë jetën dhe, përkundër sfidave të panumërta që i përcjellin gjithmonë, me drejtësinë e stoicizmin e tyre triumfojnë ka shkruar Bajrush Xhemajli.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Ndryshe intensifikon fushatën për peticionin kundër Gjykatës Speciale

Lëvizja Ndryshe po vazhdon me intensitet mbledhjen e nënshkrimeve online për peticionin kundër Gjykatës Speciale. …