Haradinaj

Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të rregullojë raportet si dy shtete të pavarura

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një bashkëbisedim të mbajtur me qytetarët e Deçanit është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të rregullojë raportet si dy shtete të pavarura. Ai ka shkruar se është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces  që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s. Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim. Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …