Kryekëshilltari i kryetarit të Turqisë Erdogan, zotëri Sabri Demiri, ka thënë se Turqia është ndër shtetet e para që e ka garantuar lirimin e ish-kryetarit Hashim Thaçi nga Haga. Ai ka shtuar se në rast se gjykata vendosë që Thaçi të gjykohet në liri, Thaçi do të qëndronte si mysafir në Turqi. Qëndrimi i Turqisë ka qenë çdo herë kundër akuzave të liderëve të zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike. Mirëpo edhe pse tash nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor, ne si Turqi kemi dërguar edhe garanci në Hagë që në qoftë se caktohet një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri, Thaçin mund ta kemi mysafir në Turqi. Janë disa shtete që kanë shprehur këtë gatishmëri dhe ne ishim të parët. Kemi filluar me ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Ministrinë e Jashtme ka thënë kryekëshilltari i kryetarit Erdogan, zotëri, Sabri Demiri.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …