“Ta pastrojmë Kosovën – Klinën”

Aksioni i pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën” u realizua edhe në komunën e Klinës. Pas largimit të 5 deponive ilegale në qytetin e Klinës me datën 20.05.2016, aksioni i pastrimit vazhdoj me datën, 24 Maj 2016.  Dardan Bashota- Zyrtar Mjedisor dhe koordinator i këtij aksioni tha se aksioni  ka filluar  në ora 10:00,  para objektit Komunal për të vazhduar pastrimin në rrugët e qytetit të Klinës. Këtij aksioni iu përgjigjen punëtoret e administratës komunale, punëtoret nga kompania për menaxhim të mbeturinave “Ambienti”,  të gjitha shkollat fillore dhe ato te mesme të Komunës së Klinës.

Komunën në këtë aksion të pastrimit e ndihmuan në mënyre vullnetare dy kompani private si : Kompania “Benita” dhe Kompania “Mirusha Transport”, ku këto kompani larguan 5 deponi Ilegale në rrugën magjistrale Prishtinë –Peje dhe në rrugën magjistrale Klinë –Gjakovë.

Kryetari i Klinës Sokol Bashota ka apeluar te qytetarët e komunës së Klinës, që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend në mënyre që të jetojmë në një mjedis sa me të pastër dhe të shëndetësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …